Donnarumma pritet të largohet gjatë afatit dimëror

Donnarumma pritet të largohet gjatë afatit dimëror

PSG është duke shfaqur interesim për portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnarumma. Milani është në situatë të vështirë dhe duhet të shesë yjet e skuadrës.

Një ndër yjet më të mëdha është 20-vjeçari, i cili pritet të largohet gjatë afatit dimëror. Sipas mediave, gjiganti francez po e sheh italianin si zëvendësim adekuat të Alphonse Areola, i cili është i huazuar te Real Madrid.

PSG kërkon portier të mirë, pavarësisht që kanë transferuar gjatë afatit veror portierin e Realit, Keylor Navas, për 12 milionë euro.