Më 28 tetor Joshua përballë Pulev

Më 28 tetor Joshua përballë Pulev

Kubrat Pulev ka insistuar se Anthony Joshua është larg potencialit të plotë të tij, duke thënë se ai do të bëhet edhe më i mirë.

Joshua do t’i mbrojë titujt e tij WBA dhe IBF në kategorinë e rëndë në boks ndaj bullgarit Pulev më 28 tetor të këtij viti në Uells.

“E përcjell Joshua-n më shumë se çdo boksier tjetër. Të gjithë duhet të përmirësohemi, por Klitschko e nënvlerësoi atë dhe mendoi se do ta mposhte pa problem”, ka theksuar Pulev.

Që të dy, Joshua dhe Pulev janë përballur me Wladimir Klitschko në të kaluarën, dhe përderisa Joshua e mundi atë në prill të këtij viti, Pulev ishte mposhtur në vitin 2014.