Për Pulisiqin të gjitha ndeshjet janë sfidë

Për Pulisiqin të gjitha ndeshjet janë sfidë

Christian Pulisiq ka thënë që po e shijon lojën duke luajtur për Chelsean.

Amerikani ka luajtur në të gjitha ndeshjet me “Blutë”, në Premier Ligë pasi iu bashkua Chelseat nga Dortmundi këtë verë.

Ai ka thënë se të gjitha ndeshjet që ka luajtur janë sfidë për të.

“Është gjithçka që kam dashur dhe shpresoj për me shumë. Shpejtësia është shumë intensive. Çdo ndeshje që kam luajtur ka pasur një sfidë të re për mua. Me kanë ndihmuar shumë dhe jam duke mësuar mirë nën urdhrat e Frank Lampard. Do të mësoj ende me shumë, por deri tani është mirë”, deklaroi ai.