Ndërprerja është vendosur me 11 mars

Ndërprerja është vendosur me 11 mars

Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet në Kosovë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, është vendosur gjatë mbledhjes korresponduese të 16-të të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të enjten.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të 11 marsit, të marrë për parandalimin e koronavirusit COVID-19.

Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës thuhet:

1. Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2. Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

3. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020./21Media