Qiproja është e ndarë në dy pjesë etnike, në atë greke dhe turke

Qiproja është e ndarë në dy pjesë etnike, në atë greke dhe turke

Ministri i Jashtëm qipriot, Nikos Kristodoulides i bëri thirrje sot OKB-së që të angazhohet urgjentisht në fillimin e negociatave për bashkimin e ishullit të ndarë etnikisht.

Kreu i diplomacisë së Qipros mirëpriti vendimin e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antony Guteres, për të lejuar një zyrtar që të përcaktojë nëse janë përmbushur kushtet për një raund të ri bisedimesh paqësore.