Marrëveshja ndërmjet FB-së dhe KB Rahoveci u nënshkrua sot

Marrëveshja ndërmjet FB-së dhe KB Rahoveci u nënshkrua sot

Federata e Basketbollit të Kosovës edhe këtë vit ia ka besuar organizimin e Kupës së Kosovës klubit të basketbollit Rahoveci.

Marrëveshja ndërmjet FB-së dhe KB Rahoveci u nënshkrua sot dhe sipas saj finalja 8 e Kupës së Kosovës do të organizohet në Rahovec.

Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku  tha se edhe këtë vit pritet të mbretërojë atmosferë e jashtëzakonshme në Rahovec.

Dushku tha se klubi i basketbollit nga Rahoveci ka kryer të gjitha obligimet që janë paraparë me konkurs për organizimin e turneut.

Edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të KB Rahoveci, Alban Zeka e falënderoi FBK-në për besimin dhe mundësinë që për vitin e dytë radhazi të jenë organizator të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Ndeshjet do të zhvillohen prej 11 deri më 15 shkurt.

Gjysmëfinalet do të luhen më 13 shkurt, ndërsa finalet në të dyja konkurrencat më 15 shkurt.