Janë ndarë disa çmime dhe mirënjohje

Janë ndarë disa çmime dhe mirënjohje

Nën organizimin e Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport mbrëmë është mbajtur edicioni i 35-të me radhë i Manifestimit Sportiv “Laureatët 2019”.

Komisioni i përbërë prej tre anëtarësh ka vendosur që sportist të vitit të shpallë lojtarin e suksesshëm të Klubit të Futsallit “Liburni”, Ramadan Alajn.

Laureatët më të dalluar janë zgjedhur sportistët: Çlirim Zekaj, Driton Rraci, Lulëzim Koshi, Vitar Mamusha, Vedat Krasniqi, Anjeza Berisha, Edona Radoniqi, Zani Sylhasi, Yll Rogova dhe Bekim Kadrija.

Gjatë kësaj mbrëmje nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Flamur Fetahaj janë ndarë edhe shumë çmime të tjera, por edhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në avancimin e sportit, brenda dhe jashtë Gjakovës.

“Faleminderit të gjithë juve që u angazhuat për të organizuar këtë ngjarje sportive. Përveç përkrahjes së klubeve sportive, të gjithë së bashku duhet të punojmë me talentet e rinj. Nëse do të kemi kujdes në këtë aspekt, do të befasohemi të gjithë me suksesin e tyre në të ardhmen”, është shprehur ndër të tjera Gjini para të pranishmëve.