Mesfushori brazilian këmbëngul për t’u transferuar në Serie A

Mesfushori brazilian këmbëngul për t’u transferuar në Serie A

Ramires thërret Interin. Braziliani që është pjesë e Jiangsu shfaq hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga kampionati kinez dhe për të zbarkuar në Itali, me klubin zikaltër që kohët e fundit ka shfaqur interes për mesfushorin.

Ramires tha se do të ishte shumë i lumtur nëse do të transferohej te ekipi i Luciano Spallettit edhe pse për momentin dëshiron të paraqitet sa më mirë me skuadrën kineze për t’u kthyer në formë në Evropë.

“Do të isha i lumtur nëse transferohem tek Interi”, ka thënë ai.

“Nëse një klub i madh evropian interesohet për mua, do të thotë se po bëj mirë. Jo gjithçka varet nga unë, sepse duhet të ketë marrëveshje mes dy klubeve”, ka theksuar Ramires.

Ramires ka luajtur në Evropë te Benfica dhe Chelsea.