Ramos ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi këtë verë

Ramos ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi këtë verë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos insiston se është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

Ramos ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi këtë verë, derisa bisedat u ndaluan nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

Spanjolli tha se është duke u munduar të fitojë të tjera trofe.“E shoh vetën duke udhëhequr skuadrën dhe kombëtaren. Dua të fitojë trofe te tjerë. Do të shohim”, deklaroi ai.

I pyetur se kush është trajneri me i mirë që ka punuar me të, ka thënë se është ish-trajneri i Sevilles, Joaquin Caparros.

Joaquin Caparros sepse me dha mundësinë për të luajtur në Primera Division me Sevillën”, shtoi ai.