Kapiteni i Realit do ta mirëpriste transferimin e Neymarit në Madrid

Kapiteni i Realit do ta mirëpriste transferimin e Neymarit në Madrid

Neymar gjatë verës la Barcelonën për Paris Saint-Germain, por ai mund të kthehet përsëri në Spanjë.

Këtë herë jo te katalanasit, por te rivalët e tyre më të mëdhenj Real Madridi, dhe kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, do ta mirëpriste transferimin e brazilianit në Santiago Bernabeu.

Sipas disa raportimeve, Neymar nuk është i lumtur në Paris dhe marrëdhëniet e tij me trajnerin Unai Emery janë prishur, prandaj mund të ndodhë që ai gjatë verës tjetër të ndërrojë sërish skuadër.

Në një intervistë për Cadena Ser, Ramos ka treguar që do të ishte i gëzuar po ta kishte në skuadër një lojtar si Neymar.

“Më pëlqen të kem në skuadër më të mirët dhe padyshim se Neymar është njëri prej tyre”.

“Ndoshta për të ka qenë më e lehtë të transferohej fillimisht te PSG, sesa të vinte direkt te Real Madridi”.

“Ai e ka derën e hapur nëse dëshiron të vijë këtu. Unë gjithashtu kam marrëdhënie të mira me të”, ka deklaruar Ramos.

Një transferim i mundshëm i Neymar te Real Madridi, nuk do të pritej mirë nga tifozët e Barcelonës, për të cilët ai një kohë ka qenë një idhull.