Rashica optimist

Rashica optimist

Milot Rashica ka folur për rëndësinë e ndeshjes së Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi anësor është optimist për shanset e Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Europian.

Në ndeshjen që do të luhet në Shkup, Kosova mund ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 në finalen e mundshme ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

“Për ne, kualifikimi në Europian do të ishte arritja më e madhe e të gjitha kohëve. Kudo që shkojmë, të gjithë na vijnë pas. Njerëzit mbesin në rrugë pasi stadiumet janë shumë të vogla për ne. Një stadium më i madh do të ndërtohet, sepse kapaciteti i stadiumit aktual nuk e përballon kërkesën e lartë të tifozëve. Është një çmenduri”, ka thënë Rashica për mediat gjermane.