Milot Rashica mendon se Kosova është një nga skuadrat më e pafat

Milot Rashica mendon se Kosova është një nga skuadrat më e pafat

Anësori i përfaqësueses sonë, Milot Rashica pas humbjes ndaj Ukrainës tha se deri te pësimi i golit të parë loja ishte e barabartë, por sipas tij, golat erdhën nga dy pakujdesi të repartit të mbrojtjes.

Rashica mendon se Kosova bëri paraqitje të mirë, dhe sipas tij, Kosova ka të ardhme të ndritshme.

“Pësuam nga dy pakujdesi tona. Deri në momentin e golit të parë loja ishte e barabartë. Nuk e di nëse ka ndonjë kombëtare me më pa fat se ne”, ka thënë Rashica.

“Në çdo ndeshje kemi treguar se po komponohem, por ndoshta edhe mungesa e përvojës dhe mos zhvillimi i ndeshjeve miqësore po na bën problem, por kemi një të ardhme shumë të mirë”, tha anësori i Vitesse-s.