Betisi shënoi fitore

Betisi shënoi fitore

Futbollistët e Real Betisit kanë ndërprerë serinë ‘e zezë’ të ndeshjeve pa fitore si vendës kundër kampionit të shumëfishtë spanjoll. Ata sonte para shikuesve të tyre shënuan fitore kundër Real Madridit me rezultat 2:1.

Në një ndeshje me plot kthesa dhe befasi, skuadra vendëse erdhi e para në epërsi me golin e Sidnei në minutën 40. Gëzimi i Betis nuk zgjati shumë, pasi madrilenët barazuan nga penalltia përmes Benzema në minutën e tretë të kohës shtesë. Real Betis nuk ka shijuar fitoren në pesë ndeshjet paraprake si vendës kundër Real Madridit.

Por, për fitoren e parë dhe të madhe që i siguron Barcelonës të mbetet në vendin e parë, u përkujdes Tello tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas 27 ndeshjesh, skuadra e Betis renditet në pozitën 12 në tabelë me 33 pikë. Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 56 pikë, dy më pak se lideri Barcelona.