Madridi nuk ka hasur në shumë vështirësi

Madridi nuk ka hasur në shumë vështirësi

Real Madrid e ka mposhtur skuadrën e Ligës së tretë spanjolle, Unionistas de Salamanca, me rezultat 1-3. Real Madridi nuk ka hasur në shumë vështirësi sonte në Salamanca në Kupën e Mbretit.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol dhe këtë e bëri sulmuesi Gareth Bale në minutën e 18-të të ndeshjes. Në pjesën e dytë ishin vendasit që arritën ta barazojnë rezultatin.

Në minutën e 57-të barazoi Alvaro Romero. Por, pas golit Real Madrid fillon të sulmojë dhe arrin të goli në minutën e 62-të ku do të shënonte autogol Juan Gongora. Në minutat shtesë Brahim Diaz do të shënonte golin e fundit për Realin që i dha kualifikimin Los Blancos për fazën tjetër të Kupës së Mbretit.