Edhe trajneri Pochettino po shihet si zëvendësues i Zidanes

Edhe trajneri Pochettino po shihet si zëvendësues i Zidanes

Real Madrid është duke kërkuar nga mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen të nënshkruajë kontratë paraprake në afatin e janarit.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës dhe ka refuzuar kontratën e re, me të cilën do të fitonte rreth 200 mijë euro në javë, duke pritur ofertë nga “Los Blancos”.

Reali dëshiron të nënshkruajë një kontratë në janar dhe danezi të transferohet në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë, pasi t’i përfundojë kontrata me klubin anglez.

Danezi nuk është i vetmi në klubin e Tottenhamit që kërkohet nga gjiganti spanjoll.

Pos danezit edhe trajneri, Mauricio Pochettino po shihet si zëvendësues i Zinedine Zidanes, pavarësisht që Real është në vendin e parë në tabelë.