Sulmuesi polak pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha evropiane

Sulmuesi polak pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha evropiane

Robert Lewandowski do të ketë mundësinë të zgjedh mes Real Madridit dhe Chelseat në fund të stinorit, pasi ka emëruar si agjent, Pini Zahavin, i cili do ta ndihmojë të largohet nga Bayern Munich.

Reprezentuesi polak ka realizuar 171 gola në 250 ndeshje në Bundesligë, por sipas medieve angleze ai dëshiron të provojë një eksperiencë të re në një kampionat tjetër.

Reali ka kohë që e ndjek ish-futbollistin e Dortmundit, por tani edhe Chelsea dëshiron ta ketë në skuadër 29-vjeçarin dhe agjenti i lojtarit do të kujdeset që në momentin kur vjen një ofertë e mirë, ai të transferohet në një klub tjetër.

Megjithatë, Bayerni nuk do të lejojë shitjen e Lewandowskit për më pak se 90 milionë euro.