Reali po përgatit një ofertë për mbrojtësin e Napolit

Reali po përgatit një ofertë për mbrojtësin e Napolit

Klubi madrilen tash e disa kohë është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Real Madrid është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly në fund të këtij sezoni.

Blancos e konsiderojnë senegalezin si pasardhësin ideal për spanjollin Sergio Ramos, por për të fituar shërbimet e tij duhet të luftojnë ashpër me skuadrën angleze të Manchester United, të cilët kanë një interesim të kamotshëm për mbrojtësin e Napolit.

Koulibaly numëron 12 paraqitje në Serie A me Napolin, skuadër e cila nuk është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon.