Verën e kaluar dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët

Verën e kaluar dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët

Real Madrid synon ta rrëmbejë, mesfushorin N’Golo Kante nga Chelsea nëpërmjet një marrëveshje shkëmbimi që përfshin James Rodriguez.

Verën e kaluar, dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin në “Santiago Bernabeu” të Eden Hazard për vlerën 150 milionë pandë, por “Los Blancos” nuk duan të ndalen, ata synojnë edhe francezin, për të cilin, përveç kartonin e Jamesit, ofrojnë edhe 86 milionë paundë.

Rodriguez thuajse ishte harruar në Madrid pas dy sezoneve në huazim te Bayerni i Mynihut, por “aksionet në bursë” të kolumbianit u rritëm pas fillimit të sezonit, me Zidane që e ka aktivizuar në 6 ndeshje të La Ligas (ka shënuar në fitoren 4-2 ndaj Granadas).

Chelsea mësohet se po tregon interes të ri për kolumbianin, pasi edhe më parë drejtuesit e klubit londinez e kanë patur idenë e nënshkrimit me të (para se të huazohej te Bayerni).

Edhe pse Chelsea është i interesuar për një shkëmbi të tillë, një marrëveshja mund të arrihet vetëm pasi të përfundojë pezullimi i merkatos i dhënë nga FIFA për blutë e Londrës.

Chelsea është ende në pritje të vendimit të Gjykatës e Arbitrazhit për Sport (CAS) për të rrëzuar ndalimin e transferimeve. Klubit anglez i është ndaluar të kryejë blerje në dy dritare merkatoje (verë-dimër) nga FIFA, që do të thotë se nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj mbi moshën 16 vjeç deri verën e ardhshme.