Mourinho për herë të dytë në Real?

Mourinho për herë të dytë në Real?

Real Madrid ka nisur misionin e saj për të kthyer në skuadër trajnerin, Jose Mourinho.

Klubi ka vendosur kontakte me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, për të diskutuar mundësinë që Mourinho të marrë për herë të dytë drejtimin e Realit.

Fillimisht, madrilenët duhet të bindin Mourinhon pasi në klub ka ende lojtarë, me të cilët nuk kishte raporte të mira gjatë viteve 2010 deri më 2013 kur drejtonte klubin si dhe aty janë ende disa anëtarë bordi, të cilët e shqetësojnë portugezin.

Florentino Perez, dëshiron të shkarkojë trajnerin aktual Solari, i cili u eliminua nga dy kompeticione brenda një jave dhe këtë synon ta bëjë para ndeshjes të së dielës që Reali e luan ndaj Valladolid.

Një tjetër mundësi është edhe Zidane, por, francezi duket se nuk e pëlqen idenë e rikthimit në skuadrën e Realit dhe është i interesuar që të shikojë për një klub tjetër.