Reali fitoi me rezultat 3-2

Reali fitoi me rezultat 3-2

Reali Madrid ka arritur ta mposhtë skuadrën e Levenates me rezultat 3-2.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll me epërsi të lartë të Realit, 3:0, mirëpo në pjesën e dytë mysafirët arritën të shënonin 2 herë.

Karim Benzema shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa golin e tretë për skuadrën madrilene e shënoi Casemiro në minutën e 40 të ndeshjes.

Në pjesën e dytë u pa një tjetër Levante në fushë, skuadër e cila arriti të shënoi dy herë në portën e vendasve.

Borja Mayoral dhe Malero shënuan golat në pjesën e dytë për Levanten.

Me këtë fitore Reali tashmë gjendet ën pozitën e dytë me 8 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve, ndërsa Levante renditet e pesta në tabelë me 6 pikë.