Real Madridi e mposhti Bayernin 1 me 2 në Allianz Arena

Real Madridi e mposhti Bayernin 1 me 2 në Allianz Arena

Lojtarët e Bayernit, me titullin e Bundesligas tashmë të fituar, do të përqendrohen totalisht për ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit në Bernabeu

Shumë lojtarë Bavarez pas ndeshjes së mbrëmshme besojnë se mund t’a rikthejnë rezultatin në favor të tyre dhe të kualifikohen në finale të Champions League përmes ndeshjes kthyese në Bernabeu.

Dhe është Franck Ribery ai që ka filluar të shpreh besimin në rrjetin social në Twitter.

”Beteja është humbur por lufta nuk ka mbaruar. Ne do të marrim shanset tona në Madrid. #MiaSanMia.”, është shkrimi që e ka publikuar Francezi në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Rikujtojmë që ndeshja kthyese do të luhet më 1 maj në Bernabeu apo të martën e ardhshme.