Ribery i lumtur tek Fiorentina

Ribery i lumtur tek Fiorentina

Sulmuesi i Fiorentines, Franck Ribery ka deklaruar se është i lumtur te klubi italian dhe shpreson të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Fiorentina dje u mposht nga Verona me rezultat minimal 1-0.

Futbollisti francez ka thënë se është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë të bëjë më të mirën.

Kam nënshkruar kontratë dyvjeçare. Jam i lumtur. Gjëja kryesore është se familja ime ndihet mirë. Nëse adhuruesit janë të lumtur, atëherë çdo gjë është në rregull”, deklaroi ai.

Fiorentina për momentin është në vendin e 10-të në tabelë me 16 pikë, 19 më pak se lideri Juventus që nuk di për humbje.