Bordi i FBK-së miratoi kërkesën e KB Pejës për rikthim në Superligën e Kosovës

Bordi i FBK-së miratoi kërkesën e KB Pejës për rikthim në Superligën e Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta, sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Pejës për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues.

Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar

Peja ishte përjashtuar nga elita me vendim të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Klubi pejanë nuk kishte arritur t’i kryej obligimet financiare që kishte ndaj FIBA-s dhe FBK-së dhe për këtë arsye është përjashtuar nga garat.