Sezoni 2019-2020 pritet të jetë i paparashikueshëm

Sezoni 2019-2020 pritet të jetë i paparashikueshëm

Serie A rikthehet pas ndeshjeve ndërkombëtare. Derbi i Italisë mes Inter-it dhe Juventus-it konfirmoi që sezoni 2019-2020 pritet të jetë vërtetë i paparashikueshëm dhe për këtë arsye java e 8-të pritet të dhurojë emocione të shumta.

Në orën 15:00, Lazio pret në shtëpi Atalantën që edhe pse ka zhgënjyer në Ligën e Kampionëve, vazhdon të jetë në formë të mirë në kampionat dhe për momentin ka vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e tabelës. Kjo ndeshje do të jetë edhe një derbi shqiptar mes Thomas Strakoshës dhe Berat Gjimshitit të cilët pritet të jenë titullarë.

Në orën 18:00 Napoli nuk duhet ta diskutojë aspak fitoren nëse dëshiron të luftojë për titull ndaj Veronës së Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës të cilët edhe këtë herë do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Në mbrëmje do të jetë radha e Juventusit që pret në shtëpi Bolgnan. Kjo ndeshje mund të jetë mjaft problematike nëse nuk merret seriozisht nga “Zonja e Vjetër”.