"Nuk besoj që Barcelona do ta lejojë Neymar të transferohet në një klub tjetër"

“Nuk besoj që Barcelona do ta lejojë Neymar të transferohet në një klub tjetër”

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka thënë se Neymar do të transferohet në “Camp Nou” para se te mbyllet afati kalimtar.

Braziliani nuk mendon që Neymar do të transferohet te Reali, pasi lojtari dëshiron rikthimin te klubi i vjetër.

“Nuk e shoh Neymarin të transferohet te Reali, pasi lojtari dëshiron rikthimin në Barcelonë para se te mbyllet afati kalimtar. Nuk besoj që Barcelona do ta lejojë Neymar të transferohet në një klub tjetër. Do të ishte një transferim i duhur, pasi ka kualitete të shkëlqyera në fushë”, deklaroi ai.

Rivaldo gjithashtu foli edhe për francezin, Ousmane Dembele i cili mund të largohet.

“Nuk mendoj që Barcelona do ta shesë Dembelen, për shkak të problemeve që ka. Nëse Neymar rikthehet, Dembele do ta humbas vendin e tij dhe ka mundësi që francezi të shkëmbehët në mënyrë që klubi blaugranas të mos humbas shumë para”, përfundoi ai.

Për Neymar janë të interesuar Juventusi, Barcelona dhe Reali.