Robertson beson që braziliani është çelësi i sulmit

Robertson beson që braziliani është çelësi i sulmit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson ka treguar rëndësinë e sulmuesit, Roberto Firmino në ekip.

“Reds” janë duke e shijuar fillim e sezonit, pasi kanë fituar të gjitha ndeshjet.

Derisa Salah dhe Mane janë shumë të mirë, Robertson beson që braziliani është çelësi i sulmit.

Me teknikën e tij, golat, nuk besoj që ka ndonjë lojtar tjetër të këtij niveli. Njerëzit thonë që ka sulmues me të mirë, mirëpo nuk mendoj që ka ndonjë me të mirë. Është yll botëror. Është i aftë për të bërë gjithçka dhe kjo është e bukura e kësaj. I bën presion mbrojtësve dhe nuk ju jep kohë asnjë minutë”, deklaroi ai.