Sipas mediave italine, Fonseca e ka aprovuar këtë transferim

Sipas mediave italine, Fonseca e ka aprovuar këtë transferim

Roma ka filluar të interesohet për sulmuesin e Chelseas, Michy Batshuayi.

Gjiganti italian është duke kërkuar një qendërsulmues dhe kërkimi i tyre i ka drejtuar te belgu.

Mediat italiane thonë se trajneri i Romes, Paulo Fonseca e ka aprovuar këtë transferim.

Fonseca po dëshiron që belgu të luftojë me Edin Dzekon për një vend në formacionin e parë. Ka disa spekulime që Roma ta huazojë lojtarin për një vit me mundësi blerje.