Një tjetër akt human nga një prej futbollistëve më të mirë në histori

Një tjetër akt human nga një prej futbollistëve më të mirë në histori

Cristiano Ronaldo përveç që është një prej futbollistëve më të mëdhenj në futboll, ai edhe njëherë tregon sesa zemërgjerë është.

Në një event të organizatës bamirëse ‘Make-A-Wish’, Ronaldo e ka vënë në ankand Topin e Artë, të cilin e ka shitur për vlerën e 600.000 funteve.

Portugezi do të dhurojë të gjitha këto para për fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.

Ronaldo ka fituar katër herë në karrierën e tij ‘Topin e Artë’. Fillimisht në vitin 2008 kur luante me Manchester United dhe tre herë të tjera me Real Madridin në vitet, 2013, 2014 dhe 2016.