FIFA përcakton çiftet e fazës së play off-it të Botërorit të vitit 2018 për Zonën Evropiane me shortin e hedhur në Zyrih të Zvicrës

FIFA përcakton çiftet e fazës së play off-it të Botërorit të vitit 2018 për Zonën Evropiane me shortin e hedhur në Zyrih të Zvicrës

Spikat në këtë short derbi i Ballkanit ku përballë do të vihen Kroacia me Greqinë me skuadrën kroate që duket favorite.

Italia që shpresonte në një sfidë pikërisht me helenët, do të ketë si kundërshtare të saj skuadrën nordike të Suedisë.

Danimarka është një tjetër skuadër që do të luajë në fazën e play off-it të Botërorit të Rusisë dhe do të masë forcat me Irlandën, ndërsa Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit do të tentojë kualifikimin për në botëror në sfidën me Irlandën e Veriut.

Ndeshjet e para të play off-it për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm do të zhvillohen në periudhën 09-11 tetor, ndërsa ato të kthimit në 12-14 nëntor.