Ujkani zëvendësuesi i Sirigut

Ujkani zëvendësuesi i Sirigut

Futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani është aktualisht në qytetin e Torinos. Portieri 31 vjeçar po firmos me klubin e ‘granatave’ dhe do të jetë zëvendësuesi i Salvatore Sirigut.

Ish portieri i Palermos, Genoas dhe Chievos, do të nënshkruajë së shpejti me ekipin e Torinos.

Portieri i Kombëtares së Kosovës dhe së fundmi, lojtari i Caykur Rizespor ka vendosur të bëhet rezervë i Sirigut, pasi marrëveshja me Torino është arritur dhe tani ai do të kryejë testet mjekësore.