Seanca nis me akuza për liderët në pushtet

Seanca nis me akuza për liderët në pushtet

​Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me akuza të opozitës në drejtim të liderëve që sot janë në pushtet, të cilët siç thanë e kanë vënë në dyshim orientimin strategjik të Kosovës, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-të.

Deputetja Vjosa Osmani, duke komentuar strategjinë e zgjedhimit të publikuar nga Komisioni Evropian ditë më parë, ka thënë se ndër lajmet më të mira është konfirmimi që do të vendosen aranzhime speciale për të mos lejuar që një shtet i Ballkanit perëndimor të bllokojë tjetrin në rrugën drejt anëtarësimit.

“Për gjatë muajve të fundit lidershipi kosovarë për fat të keq e ka vënë në dyshim orientimin strategjik që Kosova e ka të përcaktuar për disa dekada, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-të, duke injoruar bashkëpunimin, dhe duke marrë iniciativa të cilat kanë dëmtuar raportet e ndërtuara me shumë mund, liderët që sot janë në pushtet i kanë dhënë arsye vendeve të BE-së, përfshirë edhe ato njohëse të mendojnë se Kosova nuk meriton përkrahjen e tyre“, tha ajo.

Sipas saj, kjo strategji konfirmon që reformat duhet të jenë të shpejta.