Shaqiri kërkon të luajë më shumë

Shaqiri kërkon të luajë më shumë

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka thënë se është i pakënaqur që nuk po luan. Shaqiri e ka pasur të vështirë të luajë këtë sezon pasi ka luajtur vetëm një ndeshje.

Shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës ka thënë se nuk ka ndonjë problem me trajnerin, por kërkon të luaj më shumë.

“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk po luaj. Klopp nuk mund të diskutojë rolin e secilit lojtarë, kjo është normale. Kemi skuadër të mirë dhe duhet të presim për shansin tonë. Nuk kam pasur ndonjëherë problem me trajnerin. E di që jam gati”, ka deklaruar ai.

Liverpooli këtë sezon në kampionatin anglez është i pamposhtur pasi ende nuk ka barazuar ose humbur ndonjë ndeshje.