Tottenhamit dhe Liverpoolit në finale më 1 qershor

Tottenhamit dhe Liverpoolit në finale më 1 qershor

Ylli kosovari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij para finales së madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit, që së bashku ata mund të arrijnë edhe më shumë.

Skuadra e Jurgen Klopp e arriti finalen e dytë radhazi në garën elitare evropiane pasi e mundi 4:0 Barçën në ndeshjet e kthimit në Anfield, edhe pse ndeshjen e parë e kishte humbur 3:0.

Shaqiri beson se kjo do t’i ndihmojë skuadrës të jetë edhe më e bashkuar.

“Gjëja më e rëndësishme për një grup të madh është të jetë i bashkuar. Së bashku, ne mund të arrijmë shumë, këtë e kemi parë në ndeshjet si ajo ndaj Barcelonës, për shembull”, ka thënë ai.

Ndeshja, e Tottenhamit dhe Liverpoolit do të zhvillohet më 1 qershor në “Wanda Metropolitano” në Madrid.