"Jam i lumtur me afatin kalimtar. Sidomos me Philippe Coutinhon"

“Jam i lumtur me afatin kalimtar. Sidomos me Philippe Coutinhon”

Shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, është i lumtur me ato që ka parë te mesfushori, Philippe Coutinho.

Coutinho u huazua gjatë afatit kalimtar nga klubi gjerman më mundësi blerje në sezonin e ardhshëm.

Rummenigge tha se është krenar që ka ndodhur kjo marrëveshje.

“Jam i lumtur me afatin kalimtar. Sidomos me Philippe Coutinhon. Është yll botëror. Arrin të bëjë diferencën dhe është partneri i duhur për Robert Lewandowski”, tha ai duke shtuar se pret shumë nga kjo dyshe.

Bayern Munich këtë sezon është në vendin e dytë në tabelë me 11 pikë, dy më pak se lideri Leipzig.