Do të ketë disa aktivitete për ta shënuar këtë ditë

Do të ketë disa aktivitete për ta shënuar këtë ditë

Federata e Pingpongut e Kosovës sot do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë nga afër të njoftohen me këtë sport dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovar të pingpongut.

Aktiviteti është paraparë të mbahet Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, nga ora 11:00 deri në 19:00.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët për të promovuar dashurinë për sportin, dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportistë të rinj.