Rezultate befasuese janë regjistruar gjatë të dielës në NBA

Rezultate befasuese janë regjistruar gjatë të dielës në NBA

Pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit për Cleveland Cavaliers, që njëherësh regjistruan triumfin numër 44 në sezonin e rregullt të NBA.

121:114 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes ndaj Brooklyn Nets, falë një LeBron James të pandalshëm, që shënoi 37 pikë, dha 8 asistime dhe 10 kërcime në Barclayes Center. Më i miri te Nets ishte rezervisti Joe Harris, me 30 pikë të shënuara.

Zhgënjen përsëri, Golden State Warriors, duke u mundur në shtëpi 91:110 nga Utah Jazz.

Kampionët në fuqi të NBA, pësuan disfatën e pestë në tetë ndeshjet e fundit dhe për këtë ka një ndikim të madh, mungesa e yjeve të skuadrës.

Mbrëmë munguan thuajse e gjithë pesëshja e parë, duke u nisur nga Curry, Thompson, Durant e Green të gjithë të lënduar.

Humbje e papritur në Air Canada Center e Toronto Raptors, skuadrës kryesuese të Lindjes, 106:117 nga Los Angeles Clippers.

Ylli i Raptors, DeMar DeRozan, ishte jashtë formës në këtë takim, duke shënuar vetëm 11 pikë, ndërsa Valanciunas 16 pikë, teksa për mysafirët nga LA më të mirët ishin Williams dhe Harris me nga 26 përkatësisht 20 pikë.

Nuk gabon Boston Celtics që triumfon ndaj Sacramento Kings 104:93.

Pa Kyrie Irving të lënduar, lojën në duar e mori Terry Rozier i cili shkëlqeu me 33 pikë të realizuara. Kontribut të madh në këtë fitore ka dhënë edhe Jaylen Brown me 19 pikë.