Skuadrat me synim të njëjtë

Skuadrat me synim të njëjtë

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina sonte nga ora 18:00 do të përballet me Ventspils në Letoni.

Prishtina ka një fitore dhe një humbje në këtë edicion në grupet e FIBA Europe Cup, kurse Ventspils ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

‘Bardhekaltrit’ të udhëhequr nga Dardan Berisha kanë treguar një formë të mirë këtë edicion në FIBA Europe Cup.

Synimi i kryeqytetasve është që të arrijnë sa më lartë në këtë garë, derisa edicionin e kaluar regjistruan suksesin më të madh, duke u kualifikuar në Top 16.

Takimi i i sotëm do të jetë shumë interesant ndërmjet dy skuadrave që synojnë të kalojnë grupin./KP