E ardhmja e trajnerit italian te kampionët e Premier Ligës mbetet ende në dyshim

E ardhmja e trajnerit italian te kampionët e Premier Ligës mbetet ende në dyshim

Antonio Conte me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea në përfundim të stinorit.

Por pronari i klubit londinez, Roman Abramovich, ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e italianit.

Bëhet fjalë për Diego Simeonen i cili sipas medieve në Angli, mbetet objektiv i parë për të marrë drejtimin e Bluve. Argjentinasi pritet t’i jap lamtumirën Atleticos në përfundim të këtij sezonit dhe të nisë një aventurë të re në një kampionat tjetër.

Sipas “Times”, drejtuesit e Chelseat nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë Conten, pasi synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndërprerjen me konsensus të kontratës, e më pas të nisin bisedimet me Simeonen.