Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling është afër transferimit te Roma

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling është afër transferimit te Roma

Klubi italian është duke u munduar ta huazojë lojtarin për një vit për 3 milionë euro.

Futbollisti anglez është i gatshëm për t’iu bashkuar gjigantit italian, pasi i është premtuar një vend në formacionin e parë.

29-vjeçari nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që prej transferimit të Harry Maguires.

Transferimi pritet të kryhet brenda disa ditëve.