Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës

Lideri, Gjilani pret në ‘shtëpi’ Drenicën dhe kërkon tri pikë, në mënyrë që të vazhdojë të jetë në krye të tabelës.

Nga ana tjetër, Drenica pas fitores në javën e kaluar ndaj Trepçës’89, dëshirojnë të vazhdojnë këtë seri.

Ndeshje interesante do të zhvillohet në Mitrovicë mes Trepçës’89 dhe Ballkanit.

Trepça’89 humbi ndeshjen e fundit ndaj Drenicës dhe kërkon fitore në ‘shtëpi’ për t’u rikthyer në formën e duhur.

Ndërsa, Ballkani humbi kreun e tabelës pasi barazoi me Llapin dhe sot synon fitore për të luftuar për titull deri në fund.

Kujtojmë që dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00.