Kur Interi fitonte në 3 dhjetor me Chievon, të gjithë e projektuan si skuadra që do të sfidonte Juven për titullin

Kur Interi fitonte në 3 dhjetor me Chievon, të gjithë e projektuan si skuadra që do të sfidonte Juven për titullin

Por, që nga ajo ndeshje Inter nuk ka fituar asnjë ndeshje, madje ka shënuar vetëm 1 gola, ku përfshihen barazimi me Juven, kualifikimi me penallti me Pordinonen, humbjet me Udinesen e Sassuolon në kampionat dhe eliminimi në kupë nga Milani

Por pavarësisht kësaj situate, trajneri Spalletti mendon se skuadra e tij nuk mund të quhet në krizë dhe ata mund të dalin me forcat e tyre nga ky moment.

“Është e vërtetë që na kanë munguar rezultatet, por jo loja. Po nuk jemi në krizë. Ka momente dobësie dhe ndër to veçoj sfidën me Pordenonen dhe pjesën e dytë me Udinezen. Nuk mund të flasim për krizë, nëse humbim derbin 1-0 dhe eliminohemi, ndërkohë që i patëm mundësitë të shënonim dhe ta mbyllnim sfidën. Kemi një mungesë fati, por edhe qetësie”, deklaroi Spalletti në konferencën për shtyp përpara takimit me Lazion.

Dhe sa i përket Lazios, Spalletti e di mirë që e pret një përballje shumë e vështirë. “Lazio ka një skuadër që po zhvillon një kampionat fantastik, por të njëjtën gjë mund të them edhe për Interin, përderisa kemi më shumë pikë në renditje. Mendoj se do jetë një ndeshje shumë interesante, por kam bindjen se do të arrijmë të fitojmë. Të gjithë thonë se kemi një lojë të lexueshme nga krahët dhe bëjmë pak aksione nga qendra, por kjo është taktika më e mirë që kam. Ashtu siç e kam thënë kemi mundësi të përmirësohemi më shumë”.