Legjenda e Inter-it, Diego Milito ka insistuar se Luciano Spalletti ishte zgjedhja më e mirë për stolin e ‘Neroazurëve’

Legjenda e Inter-it, Diego Milito ka insistuar se Luciano Spalletti ishte zgjedhja më e mirë për stolin e ‘Neroazurëve’

Pas shkarkimit të Stefano Pioli-t në sezonin e kaluar, Antonio Conte dhe Diego Simeone konsideroheshin favorit për postin e menaxherit të Inter, por në fund u emërua Luciano Spalletti.

Sipas Milito-s, kjo ishte zgjedhja e duhur për italianët, dhe koha do të tregojë se ekipi e ka marrë vendimin më të mirë të mundshëm.

“Spalletti ishte zgjedhje shumë e mirë, më e mira e mundshme. Karriera dhe rezultat e tij flasin vetë”, ka thënë Milito.

Menaxheri italian e ka udhëhequr Inter-in drejt 16 pikëve në gjashtë ndeshjet e para në Serie A, dhe gjenden me vetëm dy pikë prapa liderëve, Napoli dhe Juventus.