Spanja fitoi me rezultat 4:0

Spanja fitoi me rezultat 4:0

Futbollistët e Spanjës shënuan sonte fitore si vendës kundër Ishujve Faroe me rezultat 4:0, në kuadër të grupit F kualifikues për Euro 2020.

Golat për “Furinë e kuqe” i shënuan Rodrigo në minutat 13, ’50 dhe Alcacaer shënoi het-trik në minutat 89, 90 dhe minutën e dytë të kohës shtesë.

Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, Suedia dhe Norvegjia barazuan 1:1. Mysafirët erdhën të parët në epërsi me golin e Johansen në minutën 45, ndërsa vendësit barazuan përmes Forsberg në minutën 60.

Spanja prin në tabelë me 18 pikë, para Suedisë me 11 pikë, pasojnë Rumania me 10 pikë, Norvegjia  9, Malta ka 3 pikë, ndërsa Ishujt Faroe nuk kanë asnjë pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tash.

Në anën tjetër Finlanda ka pësuar humbje para shikuesve të vet nga Italia me rezultat 1:2, në kuadër të grupit J kualifikues. Për ‘azurët’ shënuan Immobilie në minutën 59 dhe Jorginho në minutën 79 nga penalltia, ndërsa golin e vetëm për finlandezët e shënoi Pukki në minutën 72, po ashtu nga penalltia.

Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, Greqia barazoi si vendës me Lihtenshtajnin 1:1, që është edhe pika e parë e fituar nga mysafirët në kualifikimet e deritanishme. Masouras solli grekët në epërsi në minutën 33, ndërsa mysafirët barazuan përmes Salanoviq pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Në tabelë prin Italia me 18 pikë, para Finlandës me 12 pikë, ndërsa Lihtenshtajni është i fundit me vetëm një pikë.