Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës

Në FFK Gashi është pritur nga kryetari Fadil Vokrri,  me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në futbollin e Kosovës, për objektin në të cilin është i vendosur federata dhe për mundësinë që pronësia e objektit të kalojë nën menaxhimin e Federatës.

Ata po ashtu diskutuan për infrastrukturën sportive dhe investimet e shumta që po bënë MKRS-ja për të krijuar kushte të volitshme për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtaret, trajnerin e kombëtares etj.

“Gjithashtu diskutuam edhe për marrëveshje të re, për një memorandum të ri  trepalësh, që do të jetë midis Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatës së Futbollit dhe komunave të Republikës së Kosovës, me qëllimin që investimi i vitit 2018 në fushën e sportit, përkatësisht në infrastrukturën sportive, në fushat ndihmëse të futbollit të jenë investime të përbashkëta. Ne si ministri jemi të interesuar që t’i involvojmë edhe komunat të cilat janë të gatshme të investojnë në mënyrë që ekipeve tona t’ia fuqizojmë infrastrukturën sportive, me të vetmin qëllim që të fuqizojmë edhe futbollin por edhe klubet tona sportive”,  tha Gashi.

Ministri i Sportit tha se Stadiumi i Prishtinës do të jetë në maj i përfunduar ndërsa sipas tij ky  ky stadium dhe ai “Adem Jashari”, do të jenë ë jenë në menaxhim të Federatës së Futbollit.

I pyetur për memorandumet e mëhershme që janë anuluar, Gashi tha se nuk ka nënshkruar ndonjë memorandum të tillë dhe se çdo memorandum i ri prej mandatit të tij, do të realizohet.

Gashi tha se kjo do të arrihet me lehtë edhe për faktin se do të krijohet një ligj i ri, “ligji për menaxhimin e objekteve sportive”.

Vokrri, tha se e vlerëson vizitën e ministrit dhe shpreson që përkrahja nga ana e kësaj Ministrie të mos mungojë as këtë vit.

Ndërsa kreu i FFK-së Fadil Vokrri tha se me ministrin Gashi kanë diskutuar shumë tema të rëndësishme në lidhje me futbollin në Kosovë.

Sipas Vokrrit në këtë takim është diskutuar edhe për objektin ku është e vendosur Federata e Futbollit që aktualisht janë me qera.

“Falënderoj ministrin Gashi që ishte në vizitë në Federatën e Futbollit, ku diskutuam tema mjaft të rëndësishme për futbollin e Kosovës, siç është infrastruktura, stadiumi i qytetit në Prishtinë, ku pritet të zhvillohen ndeshjet e kombëtares së Kosovës dhe shumë çështje tjera të futbollit… Dhe po qashtu edhe për objektin ku ne gjendemi sot, ne kemi kërkuar që ky objekt të na ipet në periudhë më të gjatë kohore dhe nëse është ë e mundur, sepse ju e dini që ne jemi qiraxhi këtu”, tha ai.

Vokrri ka kërkuar që ky objekt të jetë në pronësi të Federatës  së Futbollit të Kosovës, kërkesë të cilën e ka në shqyrtim  Ministria e Sportit.

Kjo ishte edhe vizita e parë e ministrit Gashi në këtë Federatë, qëe nga marrja e postit të ministrit, ku gjatë kësaj vizite premtoi bashkëpunim në këtë fushë e cila ka një interes të veçantë.