Luis Suarez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës

Luis Suarez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës

Ai duket se do të rinovojë sërish me klubin katalanas, pavarësisht se mosha e tij nuk i premton shumë, me 32 vite të mbushura.

Në mbylljen e vitit 2019, Suarez ka folur rreth të ardhmes së tij.

“Jam shumë i lumtur në klub. Kam dhënë gjithmonë maksimumin nga vetja. Statistikat dhe numrat tregojnë se jam ende shumë i mirë. Mendoj se për rinovim jemi në rrugën e duhur dhe në fund do të arrijmë aty ku duhet”, u shpreh ai.

Suarez ka folur edhe për objektivin e parë të skuadrës katalanase.

“Duam të fitojmë Superkupën. Një turne që zhvillohet për herë të parë dhe ne do të mundohemi ta fitojmë atë”, është shprehur sulmuesi i Barçës.