Fitoi kandidati i PDK-së

Fitoi kandidati i PDK-së

Sulltan Badalli nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren me 17 vota kundrejt kundërkandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Elezkurtaj i cili mori 16 vota.

Kryetari i Komisionit për zgjedhjen e kryesuesit komunal të Prizrenit, Getoar Besimi ka shpallur rezultatet.

“Me 17 për Sulltan Badallin dhe 16 vota për Muharrem Elezkurtaj, fiton kandidati i PDK-së, Sulltan Badalli”, deklaroi Besimi.

Kryesuesi i ri në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Sulltan Badalli falënderoi të gjithë ata që votuan në zgjedhjen e tij duke thënë se kjo është vetëm një garë politike dhe se shpreson se do të punojnë për të shtyrë proceset së bashku pozitë-opozitë. “Përshëndetje për të gjithë ata që më kanë votuar, por edhe ata që s’kanë votuar, sepse normalisht që është garë politike dhe dikush duhet të fitojë, përshëndes edhe kundër kandidatin që kam një respekt të veçantë pasi që njihemi herët, por garë është vetëm politike. Nuk është privilegj, por përgjegjësi të jesh në një pozitë, andaj do të punojmë t’i shtyjmë proceset të gjithë bashkërisht, pavarësisht pozitës apo opozitës”, deklaroi Badalli.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në janar të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prizrenit në mungesë të kuorumit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin.