Ndeshja përfundoi pa gola

Ndeshja përfundoi pa gola

Real Madrid dhe Atletico Madrid po përballen sonte në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës në futboll, në Xheda të Arabisë Saudite.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe dy herë nga 15 minuta përfundoi pa gola.

Real Madrid pati epërsinë në fushë duke krijuar më tepër raste, por sulmuesit madrilenë u treguan jo preciz.

Në anën tjetër, rastin më të mirë për shënim Atletico Madrid e pati në minutën 115-të.

Morata u nis furishëm drejt portës kundërshtare, por ai u ndal nga Valverde që u ndëshkua me karton të kuq.