Në fillim të javës Taylor Swift lansoi këngën e saj debutuese “Look What You Made Me Do”, si këngë debutuese të albumit të saj më të ri

Në fillim të javës Taylor Swift lansoi këngën e saj debutuese “Look What You Made Me Do”, si këngë debutuese të albumit të saj më të ri

Kënga u përfol shumë brenda javës për arsye të tekstit dhe video klipi, i cili mendohet të jete si reference kundrejt kolege të saj në showbiz si p.sh, Kim Kardashian, Katy Perry.

Kritikat kanë qenë të ndryshme por ajo që nuk diskutohet është fakti që kjo këngë per vetëm një javë te publikimit.

Taylor ka thyer 4 rekorde muzikore brenda javës. Rekordi i parë është ai i videos më të klikuar me tekst, pasi që në fillim kënga u lirua vetëm me tekst të këngës. Ajo brenda 24 orëve morri 19 milion klikime në Youtube.

Kjo kenge gjithashtu ka thyer rekordin e këngës më te kërkuar ne Spotify, pasi që brenda 24 orëve u ble nga 8 milion përdorues, duke lene mbrapa kështu Ed Sheeran me hitin e tij “Shape of You”.

Kur video e këngës u publikua në YouTube ajo arriti të marr 30 milion shikime.

Dhe rekordi i fundit është ai i debutimit më të madh të këngëve gjatë karrierës së saj.

Kënga është pjese e albumit të saj me te ri “Reputation”, i cili pritet te publikohet me 10 nëntor.