"Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera"

“Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, shkruan rtv21.tv

Thaçi ka thënë se jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media