Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i viziton zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i viziton zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Presidenti Thaçi i shoqëruar edhe nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron në Durrës, që është njëra nga zonat më të goditura nga tërmeti. Ai ka shprehur solidaritetin e Kosovës për Shqipërinë, ndërsa deklaroi se kur Shqipëria ka dhimbje, edhe Kosova ka dhembje, kur Shqipëria ka zi edhe Kosova ka zi.

Ai ka thënë se Shqipëria ka bërë shumë për Kosovën në vitet e 98 dhe 99, ku ishin hapur dyert për qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën gjë po bënë sot Kosova për qytetarët e Shqipërisë, ndërsa ka pohuar se Shqipëria nuk është vetëm, e ka Kosovën e ka edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë popullit të Shqipërisë për strehimin që i ka bërë në vitet 98 – 99, prandaj në atë kohë. Sot vlen e njëjta, çdo derë, çdo shtëpi në Kosovë, është e hapur për qytetarët me nevojë nga Shqipëria. Nga ajo që shoh dhe nga ajo që bisedova me presidentin Meta, e shoq ë institucionet e Shqipërisë janë në kryerje të detyrës, dhe gjithçka çka kërkohet nga Kosova, do të jetë një koordinim shumë i ngushtë me institucionet e Shqipërisë. E ritheksoj, kur Shqipëria është në zi, edhe Kosova është në zi, kur Shqipëria ka ditë të mira, edhe Kosova ka ditë ët mira”, tha Thaçi.

Kurse presidenti Meta tha se për dy ditë më radhë po falënderon në vazhdimësi njësitë e specializuara të ardhura nga Kosovë, ndërsa ka falënderuar në veçanti mediat e Kosovës, të cilat siç tha ai kanë bërë që të sensibilizohet opinioni në Kosovë për t’i dal në ndihmë popullit shqiptar.

Është një situatë dramatike, e cila vazhdon dhe ka vështirësisë e saj, sepse ende ka lëkundje, siç pati sot në mesditë, të cilat cenojnë edhe punën dhe sigurinë e forcave të kërkimshpëtimit në rrënojat e godinave, të cilat janë rrëzuar, e ku po kërkohen qytetarët tanë, me shpresën për t’i shpëtuar ata. Në radhë të parë do të doja të shprehja falënderimet e përzemërta për shtetin e Kosovës, për popullin e  Kosovës, për presidentin e Kosovës, Zotin Thaçi me të cilin jemi sot këtu, për të gjithë institucionet e Kosovës, në mënyrë të veçantë për FSK-në, e cila ka fituar një simpati mjaft të gjerë, jo vetëm për shkak të reagimit të menjëhershëm, e cila ka qenë e para, që është gjendur në vatrat më të nxehta të kësaj krize, por edhe me seriozitetin dhe efikasitetin e përkushtimin e saj, ka bërë dhe po bënë çdo gjë për të na ndihmuar të gjithëve, në këtë sfidë të jashtëzakonshm e dhe të pa provuar”, tha Meta.